Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fituan apo humbën shqiptarët në Maqedoni?

Incidenti në 'Air Albania', reagon ashpër FIFA

Incidenti në 'Air Albania', reagon ashpër FIFA

10:38, 13/10/2021

Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi në “Air Albania” me Poloninë ndeshjen e vlefshme për Grupin I të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa rezultati i takimit u vendos në minutën e 77-të.

Swiderski realizon në portën e kuqezinjve, ndërsa në atë moment u hodhën sende të forta në fushë dhe gjyqtari ndërpreu ndeshjen për disa minuta. Ndeshja rifilloi dhe situata u qetësua, por rezultati nuk ndryshoi deri në fund të sfidës.

Së fundmi ka ardhur edhe një përgjigje nga një zëdhënës i FIFA-s, i cili është shprehur se qeveria më e lartë e futbollit dënon çdo formë diskriminimi ose abuzimi.

Në përgjigje të shfaqjes së dhunës mbrëmë, një zëdhënës i FIFA -s ka thënë:

“FIFA aktualisht është duke analizuar raportet e ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës mbrëmë, në mënyrë që të përcaktojë veprimin më të përshtatshëm”.

“FIFA dënon me forcë incidentet në Angli kundër Hungarisë dhe Shqipëri kundër Polonisë dhe dëshiron të deklarojë se qëndrimi i saj mbetet i vendosur në refuzimin e çdo forme dhune, si dhe çdo formë diskriminimi ose abuzimi”.

“FIFA ka një qëndrim shumë të qartë të tolerancës zero kundër sjelljeve të tilla të neveritshme në futboll.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco