Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Fituan apo humbën shqiptarët në Maqedoni?

Igli Tare: Shpresojmë se Shqipëria do të fitojë, ka dy fjalë edhe për Zielienski

Igli Tare: Shpresojmë se Shqipëria do të fitojë, ka dy fjalë edhe për Zielienski

15:41, 12/10/2021

Legjenda e Shqipërisë dhe drejtori sportiv më i mirë në Itali, Igli Tare, ka komentuar për mediat polake ndeshjen e “Air Albania”.

Ish-lojtari e njohur e Kombëtares është shprehur se kuqezinjtë kërkojnë grupet e Botërorit.

Gjithashtu Tare është shprehur për “Prezglad Sportowy” se lojtari i tyre, Zielienski, nuk ka ambicie për të shkuar larg në karrierë dhe nuk po i merr më të mirën vetes.

'Të gjithë po e presin mbrëmjen. Stadiumi do të jetë i tejmbushur dhe tifozët do të përkrahin Shqipërinë.

Ne shpresojmë se Shqipëria do të fitojë dhe pas Play Off, do të shkojmë në Botëror për herë të parë. Gjithsesi, presioni është te ju se jeni favoritët për vendin e dytë.

Zielinski? Mesfushori i madh që mund të luajë në nivele të larta. Nuk e di edhe vetë Zielienski sesa i mirë është. Është djali i thjeshtë që nuk ka ambicie për nivelet më të larta', tha Tare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco