VIDEO/ Trajneri i ri i Turqisë qan nga lumturia pas fitores së jashtëzakonshme në minutën e 99 -të

VIDEO/ Trajneri i ri i Turqisë qan nga lumturia pas fitores së jashtëzakonshme në minutën e 99 -të

13:15, 12/10/2021

Turqia arriti një fitore të madhe kundër Letonisë në minutën e 99 -të me golin e Burak Yilmaz nga pika e bardhë, teksa trajneri i kësaj kombëtare Stefan Kuntz nuk mundi ti fshihte emocionet dhe qau pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit.

Turqia nuk ka shkëlqyer në këto kualifikueset të Botërorit, por fitorja e mbrëmshme i futi sërish në garën për vendin e dytë.

Sidoqoftë,  gjithçka nuk ishte aq përrallore për Turqinë. Pjesa e parë përfundoi barazim pa gola, ndërsa në minutën e 70 -të Demiral  realizoi në portën e tij dhe i solli një epërsi befasuese Letonisë. Dursun vendosi baraspeshën në minutën e 76 -të, pas së cilës u duk se ndeshja do të përfundonte pa fitues.

Kur po luhej minuta e 95-të dhe e fundit, Yilmaz ra në zonën e penalltisë së Letonisë, por gjyqtari nga Suedia Ekberg nuk akordoi asgjë dhe lejojë lojën të vazhdonte.

Mirëpo, Ekberg pati një ndërhyrje nga dhoma VAR dhe shkoi për të kontrolluar edhe një herë këtë situatë, pas së cilës tregoi pikën e bardhë pa u menduar shumë.

Yilmaz mori përgjegjësinë, teksa arriti të kthejë në gol penalltinë e fituar p nga vetë ai. Pasoi një festë e madhe e lojtarëve miq dhe anëtarëve të stafit, teksa kamera kapi veçanërisht trajnerin e Turqisë, Stefan Kuntz, i cili nuk mund ti mbante lotët.

Eksperti gjerman u bë trajner i Turqisë më 19 shtator të këtij viti, pasi ish -trajneri Senol Gunes u largua nga drejtimi i ekipit kombëtar me marrëveshje, pas humbjes së rëndë 1-6 kundër Holandës.

Para se të merrte drejtimin e ekipit kombëtar turk, Stefan Kuntz ishte trajner i ekipit kombëtar të të rinjve (U-21) të Gjermanisë, dhe në karrierën e tij ishte trajner i Borussia Neunkirchen, Karlsruher SC, Waldhof Mannheim dhe LR Ahlen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco