Reja me katër ndryshime, formacioni i mundshëm i Shqipërisë në 'finalen' ndaj Polonisë

Reja me katër ndryshime, formacioni i mundshëm i Shqipërisë në 'finalen' ndaj Polonisë

08:58, 12/10/2021

Dita e madhe për sportdashësit shqiptar, erdhi.  Në orën 20:45, kur gjyqtari francez Clemet Turpin të vërë bilbilin në gojë, “Air Albania” do të “lëkundet” nga tifozët kuqezinj.

Shqipëria luan ndaj Polonisë, një ndeshje e cila mund të cilësohet me plot kuptimin e fjalës si një finale, pasi vlen direkte për vendin e dytë në grupin I eliminator të Botërorit Katar 2022 dhe një fitore do të na afronte ndjeshëm me objektivin.

Trajneri, Edi Reja në krahasim me ndeshjen ndaj Hungarisë tre ditë më parë, pritet të bëjë katër ndryshime, tre prej të cilave të detyruara dhe një për zgjedhje teknike të tij.

Nuk do të jenë në dispozicion të italianit mbrojtësi Berat Gjimshiti, i cili u dëmtua në Budapest, mesfushori Endri Çekiçi, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi, i cili ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit në testet zyrtare të UEFA-s.

Kështu në portë nuk ka dyshime, me Etrit Berishën që fiton sërish balotazhin me Strakoshën dhe do të zbresë nga minuta e parë me shiritin e kapitenit në krah, ndërsa para tij do të jetë treshja Ismajli-Kumbulla-Veseli.

Në mesfushë, nga krahët do të luajnë Elseid Hysaj në të djathtë dhe Lorenc Trashi në të majtë, ndërsa në qendër do të luajë I përhershmi Gjasula, që do të shoqërohet nga Keidi Bare dhe Nedim Bajrami.

Ndryshon totalisht sulmi, pasi vendin e Cikalleshit pritet ta marrë Rey Manaj, i cili është edhe lojtar i ngjashëm me kavajasin, pasi di të luajë me shpinë nga porta dhe të krijojë hapësira, ndërsa në krah të tij do të luajë sulmuesi më në formë i momentit te kuqezinjtë, Armando Broja.

Forma e tij e mirë, me tre gola dhe dy asiste në 81 minuta të luajtura në tre ndeshjet e fundit, ka bërë që trajneri Edi Reja të mos guxoja të lërë sërish në pankinë, aty ku ndaj Polonisë do të ulet beratasi Myrto Uzuni, i cili do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij në ndeshje e sipër.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco