Tayson Fury: Shkova ta përgëzoja, Wilderi nuk më dha dorën ai është një humbës i keq

Tayson Fury: Shkova ta përgëzoja, Wilderi nuk më dha dorën ai është një humbës i keq

15:09, 11/10/2021

Tyson Fury ka thënë se Deontay Wilderi nuk deshi respekt e as korrektësi sportive, pas meçit klasik në të cilin ai e nokautoi amerikanin për ta mbrojtur titullin WBC në kategorinë e rëndë.

Fury e mbrojti titullin e botës WBC në kategorinë e rëndë me një paraqitje mahnitëse, duke e nokautuar Wilderin në rundin e 11-të në një luftë të paparë.

Edhe vetë boksieri britanik e puthi dyshemenë dy herë, që të dyja në rundin e katërt, por tregoi përsëri forcë magjike për t’u riaftësuar dhe për ta rimarrë veten në kohë për ta arritur triumfin madhështor.

Lufta e tretë Fury – Wilder do të mbahet në mend pa dyshim si njëra prej luftërave më të mira në historinë e boksit.

Por Fury e ka akuzuar Wilderin se nuk i pranoi nderimet e tij kur boksieri britanik shkoi të korneri i amerikanit për ta përshëndetur pas luftës.

“Nuk do të bëj arsyetime, Wilderi është luftëtar i madh. Ai më bëri t’i meritoj paratë e mia sonte, dhe unë gjithmonë e kam thënë që jam më i miri në botë dhe ai është i dyti”, tha Fury pas meçit.

“Ai nuk më do mua, e dini përse, sepse e kam rrahur tri herë”.

“Unë jam sportist. Unë shkova për t’ia shprehur dashurinë dhe nderimin dhe ai nuk ma ktheu. Por ky është problemi i tij.”

“Unë i thashë atij ‘të lumtë’. Por ai ma ktheu ‘nuk dua të të nderoj as të të respektoj’. ‘Nuk ka problem’ i thashë unë”, zbuloi Fury.Fury e quajti “idiot dhe humbës të keq” Wilderin në fund.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco