Finalja’ ndaj Polonisë, FSHF mbush arkat me biletat e shitura

Finalja’ ndaj Polonisë, FSHF mbush arkat me biletat e shitura

10:57, 11/10/2021

Ndeshja që Shqipëria do të zhvillojë kundër Polonisë në stadiumin “Air Albania” ditën e nesërme në orën 20:45, ka zgjuar interesin e madh të tifozëve.

Sipas “Panorama Sport” për këtë ndeshje janë shitur 22 mijë bileta. Nga shitja e këtyre biletave FSHF ka arritur të arkëtoj një shumë të “majme” parash, që kap shifrën e 500 milion lekëve.

Një shifër rekord kjo që tregon interesimin e madh të tifozëve  dhe rëndësinë e kësaj ndeshjeje që vendos shumë për vendin e dytë në grup.

Kujtojmë se Shqipëria ka arritur të grumbullojë 15 pikë, 1 pikë më shumë se Polonia rivale direkte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco