FOTO/ Kosova nis përgatitjet për ndeshjet me Suedinë dhe Gjeorgjinë

FOTO/ Kosova nis përgatitjet për ndeshjet me Suedinë dhe Gjeorgjinë

21:30, 04/10/2021

Dardanët menjëherë pas ndeshjeve të fundjavës me klubet e tyre kanë arritur në Kosovë dhe janë akomoduar në hotel.

Në mbrëmjen e sotme e kanë zhvilluar stërvitjen e parë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në këtë stërvitje përzgjedhësi Bernard Challandes dhe stafi i tij kishin në dispozicion 19 futbollistë, teksa ekipit nga stërvitja e nesërme do t’i bashkohen edhe Milot Rashica, Bersant Celina, Florent Hadërgjonaj, Lirim Kastrati dhe Herolind Shala.

Për herë të parë pjesë e Dardanëve ishte edhe Toni Domgjoni, të cilit stafi dhe lojtarët i uruan mirëseardhje dhe ambientim të lehtë me ekipin.

Futbollistët që ishin të angazhuar me klubet e tyre gjatë ditës së diel kanë stërvitur me intensitet më të ulët, derisa pjesa tjetër kanë stërvitur normalisht dhe me përkushtim.

Dardanët do të vazhdojnë përgatitjet të kompletuar dhe me intensitet të plotë ditëve në vazhdim.ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco