Erling Haaland alarmon klubin:Nuk mundem as të...

Erling Haaland alarmon klubin:Nuk mundem as të...

21:02, 04/10/2021

Erling Haaland ka filluar të shqetësojë stafin e Borussia Dortmund dhe të përfaqësues së Norvegjisë. Sulmuesi norvegjez mungon që prej ndeshjes me Borusia Menhengladbah dhe nuk duket se do të kthehet së shpejti në fushën e lojës.

Trajneri i Dortmundit, Marko Rose, ka shpjeguar se situata e tij është problematike dhe është e pakuptimtë që në këtë moment Norvegjia ta grumbullojë në gjendjen që ka aktualisht.

 “Nuk dua t’i shuaj shpresat askujt. E vetmja gjë që mund të them është situata aktuale. Erling ka disa ditë që mundohet të luajë. Kush e njeh, e di që ai dëshiron të luajë gjithmonë. Nuk ia doli në Ligën e Kampioneve, nisi nxehjen në Gladbah dhe këtë herë nuk funksionoi gjithashtu. Dhe më tha “mister, do të më pëlqente të luaja, por nuk mund të lëviz si do të dëshiroja. Nuk mundem as të ec…”, shpjegoi Rose për mediat pas ndeshjes me Augsburg.

Unë e kuptoj federatën e Norvegjisë. Por edhe ai është një qenie njerëzore, jo një makinë. Nëse nuk funksionon, nuk funksionon. Duhet që ta kthejmë të shëndetshëm për Borusian, por edhe për Norvegjinë. Kjo është e njëjta gjë që thotë edhe Erling dhe duhet ta çlirojmë nga trysnia dhe të mos pyesim për gjendjen e tij çdo ditë”, deklaroi trajneri për sulmuesin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco