Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Polemika në Cadiz: disa lojtarë të skuadrës shkuan në party pas humbjes me Rayo-n

VIDEO/ Polemika në Cadiz: disa lojtarë të skuadrës shkuan në party pas humbjes me Rayo-n

12:12, 02/10/2021

Ujërat janë trazuar në Cadiz. Sikur të mos mjaftonin rezultatet zhgënjyese në këto tetë ndeshje të para në kampionat, skuadra spanjolle është përfshirë nga polemika të shumta, pas publikimit të disa video-ve, ku shihen disa futbollistë të skuadrës duke u argëtuar në një club nate.

Pas humbjes ndaj Rayo Vallecano-s, disa lojtarë të Cadiz përfituan nga fakti që ekipi do kalonte natën në Madrid për të njohur jetën e natës në kryeqytetin spanjoll.

Duke përfituar nga fakti se jeta po kthehet në normalitet dhe se kufizimet për shkak të Covid-19 po përfundojnë, disa prej futbollistëve vendosën të argëtohen në një club nate.

Mirëpo ky veprim nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të Cadiz, Varlvaro Cervera, i cili është shprehur se lojtarët nuk kanë patur leje dhe për këtë do të ndëshkohen.

"Unë jam në dijeni të pamjeve. Nuk kishin leje. Ato pamje nuk më përfaqësojnë mua, nuk përfaqësojnë asgjë që përfaqëson këtë klub, është një gabim. E kuptoi janë të rinj, por nuk mund të shpjegohet, si mund të festohet pas një humbje.

Unë jam i bindur se ka njerëz të zemëruar në lidhje me këto pamje dhe si përgjegjës, kërkoj falje dhe me siguri lojtarët janë ndërgjegjësuar, por gabimet kanë pasoja," tha strategu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco