Hera e parë në historinë e saj/ Mbyllet stadiumi San Siro, arsyeja

Hera e parë në historinë e saj/ Mbyllet stadiumi San Siro, arsyeja

09:53, 02/10/2021

Deri më tani, Milani dhe Inter i kishin luajtur gjithmonë ndeshjet e tyre në San Siro.

Asnjëherë nuk kishte pasur ndonjë anomali që të dy ekipet t’i zhvillonin ndeshjet në kampionat, jashtë stadiumit të tyre. Por për shkak të faktit se luhet Final Four dhe UEFA dëshiron që fusha të jetë në gjendje perfekte, stadiumi do të mbyllet për herë të parë për një ndeshje të Serie A.

Megjithatë, tre ditë më vonë topi do të rrokulliset përsëri në terrenin e tij historik për një duel të fortë.

Më datën 23 tetor, skuadra e Inzaghit do të përballet me Juventusin e Allegrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco