Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

Borussia Dortmund kërkon pasardhësin e Erling Haaland në Ligue 1

Borussia Dortmund kërkon pasardhësin e Erling Haaland në Ligue 1

08:38, 02/10/2021

Pavarësisht se kontrata e tij me Borussia Dortmund zgjat deri në qershor 2024, është bast i sigurt se Erling Haaland do të “ndez” merkaton e verës 2022.

Norvegjezi ka një kaluzolë largimi, midis 75 dhe 90 M €. Duke pasur parasysh talentin e sulmuesit, merkato premton një betejë të fortë midis klubeve ‘big’ në Europë. Real Madridi është shpallur në pole position, por Manchester United, Bayern Munich dhe ndoshta të tjerë janë gjithashtu në garë.

Po Dortmund në gjithë këtë? Klubi gjerman kryqëzon gishtat për ta mbajtur skandinavin edhe pak më gjatë, por gjithsesi ata kanë nisur të kërkimet për zëvendësuesin e nr.9, i cili kryeson renditjen e golashënuesve të Bundesligës .

 “Sport 1” bën të ditur se dy pistat kryesore për zëvendësuesin e Haaland janë në Ligue 1, më saktësisht tek Nice.

Media gjermane shpjegon se drejtuesit i klubi të Dortmund ia kanë vënë syrin dyshes sulmuese të Nice, Amine Gouiri (21 vjeç) dhe Kasper Dolberg (23 vjeç). Futbollisti francez (14 ndeshje, 5 gola) e nisi sezonin shumë mirë, me 5 gola në 7 ndeshje. Shoku i tij, lojtari danez (30 ndeshje, 10 gola),  ka zhvilluar ndeshja mjaft të mira, me 3 gola në 4 ndeshje. Dyshja po bën “kërdinë” dhe BVB po i mban nën vëzhgim.

Përveç këtyre dy lojtarëve, Terem Moffi (22 vjeç), golashënuesi i Lorient, është pisë e listës së verdhezinjëve.

Përveç Ligue 1 , Dortmund po monitoron situatën e Anthony Martial tek Manchester United dhe Noni Madueke tek PSV Eindhoven. Por çmimet e larta, gati 45 M € për lojtarin e  “Djajve të Kuq” dhe 40 M € për të riun anglez, janë pengesë për gjermanët. Gjuetia për pasardhësin e Haaland është në çdo rast e hapur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco