Guardiola hyn në histori, thyen rekordin e pabesueshëm me ekipin

Guardiola hyn në histori, thyen rekordin e pabesueshëm me ekipin

17:23, 25/09/2021

Man City fitoi minimalisht ndaj bluve të Londrës, megjithëse kishin një ndeshje totalisht të dominuar dhe nën kontroll gjatë gjithë 90 minutave.

Guardiola i ‘hakmerret’ më në fund homologut të tij, Tuchel, i cili e kishte mposhtur në tre ndeshjet paraprake menaxherin spanjoll, përfshirë së fundi në finalen e Ligës së Kampionëve.

Me këtë fitore, Guardiola tani ka hyrë në histori të klubit të Manchester Cityt pasi ka arritur më shumë fitore se çdo menaxher tjetër në histori të ‘Citizens’.

Guardiola (221) ka tejkaluar me fitore Les McDoëall (220) për tu bërë zyrtarisht menaxheri me më së shumti fitore të realizuara me skuadrën e Manchester Cityt.

Spanjolli ka një bilanc të jashtëzakonshëm të fitoreve, duke e arritur këtë shifër në vetëm 303 ndeshje të zhvilluara, me një përqindje të lartë fitoresh prej 72.9%.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco