Milani fiton në frymën e fundit, merr përkohësisht kreun e Sera A

Milani fiton në frymën e fundit, merr përkohësisht kreun e Sera A

17:11, 25/09/2021

Skuadra e Milanit ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen ndaj Spezias me rezultat të ngushtë 1:2, në kuadër të javes së gjashtë në Serie A.

Fitorja për kuq e zinjte erdhi vetëm në minutat e fundit të ndeshjes.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, kurse ajo e dyta nisi me to.

Ishte Daniele Maldini që në debutimin e tij shënoi golin e parë për Milanin.

Spezia e gjeti golin e barazimit në minutën e 80-të kur Verde realizoi.

Dy minuta më pas Pioli inkuadroi në lojë Brahim Diazin, i cili pesë minuta më pas realizoi golin e fitores.

Me këtë fitore, Milan merr perkohesisht vendin e pare në tabelë me 16 pikë, kurse Spezia mbetet e 17-ta me 4 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco