Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Superiore/ Teuta dhe Dinamo ndahen në 'paqe', Kastrioti i 'rrëmben' Tiranës pikën e parë në kampionat

Superiore/ Teuta dhe Dinamo ndahen në 'paqe', Kastrioti i 'rrëmben' Tiranës pikën e parë në kampionat

15:45, 25/09/2021

Janë luajtur ditën e sotme 2 ndeshjet e javës së 3-të në Kategorinë Superiore.

Supersfida mes Teutës dhe Dinamos, e cila pritej të dhuronte mjaft spektakël,  është mbyllur në barazim pa gola (0-0).

Ndeshja prodhoi raste të shumta për gol, por skuadrat nuk u treguan të sakta para portës.

Me këtë barazim, Teuta mban vendin e vendin e  4-rt në kuotën e 5 pikëve, ndërsa Dinamo është në vendin e 3-të me po aq pikë.

Sfida tjetër mes Kastriotit dhe Tiranës u mbyll në barazim 1-1.

Fillimisht ishin krutanët që kaluan në avantazh, me anë të Karakaçit në minutën e 41’. 29  vjeçari e humbi penalltinë, por arriti të realizoi më pas me kokë.

Megjithatë, bardheblutë nuk u dorëzuan dhe në fillim të pjesës së dytë arritën të barazonin rezultatin, me anë të Taulant Seferit, i cili është kthyer në një golashënues për skuadrën e tij në këto ndeshje të para.

Pas 3 javësh, Tirana mban vendin e 2-të në renditje me pikë të grumbullura, ndërsa për Kastriotin kjo ishte pika e parë e fituar në kampionat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco