Man City i shkakton humbjen e parë Chelsea-t, Man United mundet nga Aston Villa në 'Old Trafford'

Man City i shkakton humbjen e parë Chelsea-t, Man United mundet nga Aston Villa në 'Old Trafford'

15:28, 25/09/2021

Manchester City ka dalë fitues nga supersfida e javës së gjashtë kundër rivalëve direkt të Chelsea-t .

“Qytetarët” fituan me rezultatin minimal 1-0 ndaj “Bluve të Londrës” në “Stamford Bridge”.

Golin e vetëm të sfidës dhe të triumfit për City-n e realizoi Gabriel Jesus në minutën e 53-të. Djemtë e Thomas Tuchel provuan me të gjitha kartat për të gjetur golin e barazimit, por mbrojtja dhe portieri i Manchester City-t ishin në nivel të lartë.

Me këtë fitore, “Qytetarët” ngjiten në vendin e dytë me 13 pikë, duke lënë pas Chelsea-n që me të njëjtin numër pikësh mban vendin e tretë.

Ndërkohë skuadra tjetër e Manchesteri-t, United u mund 0-1 nga Aston Villa në “Old Trafford”.  “Luanët” shënuan në minutën 88-të me anë të Hause, ndërsa “Djajtë e kuq” humbën mundësinë e artë për të barazuar sfidën në minutën e 90+1. Bruno Ferenandes nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke e nxjerr pa pikë ekipin e tij.

Renditja e Premier League

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco