Hakimi: Ëndërr të luaj me Messin, i vetmi që më mungonte pas...

Hakimi: Ëndërr të luaj me Messin, i vetmi që më mungonte pas...

22:04, 24/09/2021

Pas sezonit të shkëlqyer me Inter ku arriti të fitonte dhe titullin kampion të Serisë A, Ashraf Hakimi u largua nga zikaltërit për të vijuar një aventurë të re në Francë tek gjigantët e PSG-së.

Në një intervistë për gazetën franceze ‘L’Equip’, Hakimi foli për ardhjen e Lionel Mesit tek PSG-ja duke folur me superlativa për yllin argjentinas.

“Nuk prisja që Mesi të largohej nga Barcelona, ​​ashtu siç nuk e prisnin të gjithë. Kur dëgjova se ai po vinte te PSG-ja, ishte një ëndërr. Kam luajtur me shumë lojtarë të mëdhenj, si Kristiano Ronaldon te Real Madrid apo Erling Haland te Borusia Dortmund, dhe Mesi ishte i vetmi që më mungonte! Jam krenar që mund të rritem përkrah një lojtari kaq të rëndësishëm. Unë do të vëzhgoj stërvitjen e tij dhe ndeshjet e tij për t’u bërë një lojtar më i fortë. Jam i bindur se Leo do të rrisë secilin nga lojtarët e PSG-së.

Marrëdhënia jonë? Unë i jap atij topin dhe ai e vendos atë në vendin e duhur!. Mesi më befasoi, jo vetëm për cilësitë e tij në fushë, por për qetësinë dhe thjeshtësinë jashtë saj”, u shpreh Hakimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco