E rëndë/ Udhëtoi për të parë ekipin e zemrës, tifozi vdes në aksident

E rëndë/ Udhëtoi për të parë ekipin e zemrës, tifozi vdes në aksident

11:04, 23/09/2021

Një tifoz i cili po udhëtonte për të mbështetur ekipin e tij në Angers të mërkurën në mbrëmje vdiq gjatë natës në një aksident në autostradën A85.

Viktima, një i ri 23 vjeç sipas France Blue , ishte një nga pasagjerët e një minibusi i cili goditi një kamion nga pjesa e pasme pranë Mareuil-sur-Cher, në Loir-et-Cher, rreth orës 1:30 të mëngjesit.

Pretendohet se ai ishte anëtar i grupit Fanatics. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të përplasjes.

Sipas RMC Sport , autobusi që mbante drejtuesit e klubit Marseille gjithashtu u ndal, por këta të fundit nuk ishin në gjendje për të ndihmuar viktimat e bllokuara brenda automjetit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco