E trishtë/ Futbollisti ngelet pa asnjë qindarkë, kalon natën në stolat e parkut pasi klubi e la në rrugë

E trishtë/ Futbollisti ngelet pa asnjë qindarkë, kalon natën në stolat e parkut pasi klubi e la në rrugë

09:58, 22/09/2021

Maksimiliano Fornari rrëfeu se kishte përfunduar pa asnjë qindarkë në xhep dhe se po detyrohej të flinte në stolat e parkut të qytetit.

Futbollisti argjentinas bën me dije se la klubin e tij në vendlindje dhe u nis drejt shtetit helen, ku i kishin premtuar një ofertë zyrtare nga Apolloni i Larisës.

“Çdo gjë u ndërlikua. Nuk e di çfarë ndodhi, menaxherët që më sollën nuk më lanë më asgjë. Unë u largova nga ekipi të cilit i përkisja sepse mora një ofertë zyrtare, por kurrë nuk nënshkrova një kontratë“, ka thënë Maksimiliano Fornari.

Megjithatë nuk ka vonuar shumë dhe klubi grek ka dalë me një reagim zyrtar. Apollon Larisa përgënjeshtron fjalët e Fornarit, teksa njofton të gjithë se lojtari është ftuar vetëm për të negociuar, por në fund nuk është gjetur akordi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco