Adnan Januzaj shënon gol në transfertën e vështir të PSV Eindhoven

Adnan Januzaj shënon gol në transfertën e vështir të PSV Eindhoven

21:59, 16/09/2021

Adnan Januzaj ka vazhduar me formë të mirë për skuadrën e tij Real Sociedad.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar gol në Ligën e Evropës, në përballjen që Sociedad po e zhvillon ndaj PSV Eindhoven.

Në fakt ishte ekipi vendas që kaluan të parët në epërsi me anë të Mario Gotzes.

Por në minutën e 34-të të ndeshjes, Adnan Januzaj doli në skenë për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Istogasi pranoi një top të bukur në zonë nga Zaldua dhe arriti të shënoj me qetësi për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Sociedad vetëm pesë minuta më vonë shënoi për 1-2 me Aleksander Isak duke shkuar në pushim prej 15 minutave me epërsi ndaj PSV Eindhoven.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco