Nagelsmann donte ta hidhte në fushë por nuk mundi ta gjente lojtarin, ja arsyeja...

Nagelsmann donte ta hidhte në fushë por nuk mundi ta gjente lojtarin, ja arsyeja...

13:27, 15/09/2021

Bayern Munich mposhti bindshëm Barcelonën 3-0 në nisje të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve, dhe përveç performancës së shkëlqyer të kampionëve gjermanë, ndeshja u shënua nga një skenë komike e treguar nga trajneri i bavarezëve Julian Nagelsmann.

Kështu, në mesin e pjesës së dytë, tekniku i bavarezave donte të fuste në fushën e lojës Kingsley Coman, por Nagelsmann nuk po e gjente dot lojtarin.

Ish-trajneri i Leipzig mendonte se francezi ishte dëmtuar gjatë nxehjes në pushimin e ndeshjes dhe ishte kthyer në dhomat e zhveshjes, por nuk rezultoi kështu, pasi lojtarit i ishte dashur të vizitonte tualetin pa plan.

Image

"Kingsley kishte probleme me stomakun pak para se të hynte në fushë. Kështu që neve na u desh të ishim pak të durueshëm për zëvendësimin, pasi Coman ishte në tualet. Kur u kthye, ai u fut menjëherë në fushë" shpjegoi Nagelsmann.

Coman hyri në fushë në minutën e 82 -të, kur zëvendësoi Sane, dhe deri në fund të ndeshjes Bayern arriti të realizonte dhe një gol tjetër.

Bayern do të luaj ndaj Bochum në Allianz Arena këtë fundjavë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco