Hajdutët hynë në shtëpinë e tenistes së famshme ruse dhe vodhën dy medalje olimpike

Hajdutët hynë në shtëpinë e tenistes së famshme ruse dhe vodhën dy medalje olimpike

10:32, 14/09/2021

Tenistja ruse Elena Vesnina përjetoi një surprizë të pakëndshme kur u kthye në shtëpi pas një darke në një restorant.

Vesnina, doli për darkë në Moskë me burrin e saj Pavel, dhe kur u kthyen, gjetën shtwpinw e tyre tw kthyer përmbys.

Hajdutët kishin arritur të thyenin kasafortën dhe t’i merrnin bizhuteritë, por më shumë se ajo u trondit nga vjedhja e dy medaljeve olimpike.

"Kur u kthyem nga darka, kuptuam se na kishin grabitur. Ata më vodhën medaljet olimpike, edhe pse nuk ishin në kasafortën e bizhuterive, por në një çantë sportive," tha Vesnina për Kommersantin rus.

Vesnina, një kampione katërfishe e Grand Slam në dyshe, fitoi një medalje ari në dyshet e grave në Olimpiadën e Rio 2016, dhe një medalje argjendi në Lojërat Olimpike të fundit në Tokio në dyshe të përziera.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco