Besart Berisha te Ballkani? Reagon klubi nga Suhareka

Besart Berisha te Ballkani? Reagon klubi nga Suhareka

09:17, 14/09/2021

Besart Berisha i dha fund aventurës futbollistike në Australi pas 10 vitesh, ku arriti të bëhej golashënuesi më i mirë në histori në kampionatin e atij vendi.

Në media ka nisur të flitet për skuadrën e re të sulmuesit “Dardan”, ku së fundmi u përfol klubi i Ballkanit në Superligën kosovare.

Mirëpo ka qenë vetë klubi nga Suhareka që ka mohuar diçka të tillë përmes një postimi në faqen zyrtare.

“Lidhur me lajmin nga disa media për arritjen e marrëveshjes me futbollistin Besart Berisha. Këto lajme ne si klub i mohojhmë pasi nuk kemi zhvilluar asnjë bisedë me futbollistin Besart Berisha. Sidoqoftë shfrytëzojmë rastin t’i urojmë ish lojtarit të Kombëtares sonë suksese në karrierë” – shkruan klubi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco