U rendit në vend të 13-të në Olimpiadë, reagimi i Luiza Gegës për përfaqësimin në ‘Tokio 2020’

U rendit në vend të 13-të në Olimpiadë, reagimi i Luiza Gegës për përfaqësimin në ‘Tokio 2020’

16:54, 05/08/2021

Luiza Gega e ka mbyllur në vend të 13-të garën finale të 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që u zhvillua dje në stadiumin e kryeqytetit japonez.

Atletja kuqezi e ndali kronometrin në kohën 9:34.10, një rezultat larg pritshmërive për 32-vjeçaren, e cila vetëm disa ditë më parë kishte regjistruar kohën 9:23.85 në kualifikuese.

Mes 16 konkurrueseve, Gega mundi të lërë pas spanjollen Robles, australianen Gregson (nuk e përfundoi garën) dhe amerikanen Koburn (u skualifikua).

Objektivi i sportistes në këtë garë ishte thyerja e rekordit kombëtar, rezultat që do ta katapultonte automatikisht në top-10, por për Luiza Gegën dje ishte një ditë jo e mirë.

Megjithatë, paraqitja e atletes në “Tokio 2020” mbetet shumë e mirë, pasi kujtojmë që objektivi kryesor i saj ishte kualifikimi për në finale, gjë që e realizoi me sukses, duke u bërë e para atlete shqiptare që ia del t’i kalojë kualifikueset.

Ndërsa vendi i 13-të është pozicionimi më i lartë që Shqipëria ka njohur ndonjëherë në atletikë për sa u përket Lojërave Olimpike.

Në një reagim pas garës Luiza Gega falënderoi të gjithë shqiptarët për mbështetjen që i kanë dhënë.

“Shumë faleminderit! Edhe pse nuk ishte dita ime më e mirë, gjithsesi jam shumë e lumtur që munda të arrij deri në finale. Ju falënderoj pa fund. Kurrë në jetën time nuk jam ndier kaq e vlerësuar dhe kjo falë mbështetjes që kam marrë nga urimet tuaja. Sot (dje) nuk ia dola dot. Nuk munda. Sporti aq shumë të gëzon, por pa aq ta thyen zemrën”, deklaroi kampionia kuqezi menjëherë pas garës finale në Tokio.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco