Plaku bën me 'dhimbje koke' Martinin, ja si ndryshon skema e Teutës për ndeshjen me Shamrok

Plaku bën me 'dhimbje koke' Martinin, ja si ndryshon skema e Teutës për ndeshjen me Shamrok

11:25, 05/08/2021

Teuta luan një ndeshje mjaft të rëndësishme ditën e sotme. Skuadra durrsake përbballet me Shamrok Rovers për turin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Mirëpo, për këtë sfidë të rëndësishme bregdetarët rrezikojnë të mos kenë në fushë heroin e kualifikimit në ndeshjen ndaj Inter Eskaldes.

Bëhet fjalë për Sabino Plakun, i cili ka marrë një goditje në kavilje në seancën e fundit përpara se skuadra të udhëtonte drejt Irlandës, duke prishur të gjitha planet e trajnerit Edi Martini për formacionin. Nga sa është mësuar, sulmuesi ka pak shanse të luaj në sfidën e sotme.

36-vjeçari iu rikthye kohëve të arta në takimin e luajtur një javë më parë në Andorrë, ku shënoi dy gola, teksa një prej tyre ishte spektakolar. Në momentin e tij më të mirë vjen edhe ky dëmtim, që detyron Martinin të bëjë lëvizje të paparashikuara.

Teuta ndryshon skemën duke iu përshtatur edhe kundërshtarit. Irlandezët janë në kulmin e sezonit, pasi kanë luajtur 22 javë kampionat dhe normalisht rritmi i tyre në krahasim me durrsakët është më i lartë. Gjithsesi, shkodrani i pankinës ka vendosur të hedhë në fushë lojtarë që kanë më shumë muskuj dhe fizikisht do ta përballonin më së miri Shamrokun. Skema që është provuar në stërvitjen e fundit në stadiumin “Tallaght” ka qenë 4-4-1-1, në një kohë që në Andorrë varianti taktik i përdorur ishte 4-3-3.

Formacioni i Teutës (4-4-1-1): Frashëri; Todorovski, Dragarski (Selmani), Arapi, Kotobelli; E.Vila, Daja, Karabeci, Xhekson (Plaku), Kallaku, Seferi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco