Panik në Lojërat Olimpike, sportistes i bie të fikët gjatë garës

Panik në Lojërat Olimpike, sportistes i bie të fikët gjatë garës

09:47, 23/07/2021

Sportistja ruse Zvetlana Gomboeva, që garon në disiplinën e gjuajtjes me hark në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, ka patur një moment dobësie gjatë garave kualifikuese.

Për shkak të temperaturave të larta (mbi 30 gradë) asaj i kanë rënë të fikët në momentin që po shihte rezultatin.

Sportistja ka rënë në tokë pa ndjenja dhe është dashur ndërhyrja e stafit mjekësor për të qetësuar situatën.

Menjëherë stafi dhe koleget e sportistes kanë vendosur akull në kokën e sportistes, që pas disa sekondash ka rimarrë veten dhe është ngritur në këmbë.

“Nuk mund të qëndroja në këmbë, pasi temperaturat dhe lagështia ishin shumë të larta”, ka deklaruar më vonë sportistja ruse, që garon nën flamurin olimpik (Rusia është pezulluar nga eventet).

Koleget e saj thanë se Gomboeva tani është më mirë dhe e aftë për të vijuar garën në raundet e tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco