“Sekreti kryesor për mbajtjen e trupit në formë është qëllimi dhe jo mjeti me të cilin e arrijmë”.
Kështu është shprehur atletja e njohur, Klodiana Shala, teksa ka shtuar se edhe shtatë minuta në ditë do të ishin të mjaftueshme për ta bërë këtë.
“Sekreti është mbajta në formë, se si e mbajmë ne në formë a me not me kuzhinë e me hipje shkalle, kjo është kryesorja në trurin tonë”, u shpreh Klodiana në “Opinion”.
Sipas saj, kryesorja është të merremi me aktivitet fizik, se si, a dua të bëjmë 80 minuta, a më pak.
E pyetur nga Blendi Fevziu se sa është stërvitja më e shkurtër, u përgjigj “30 minuta”.
“Më e shkurtra është dashnia”, tha i ftuari tjetër Arbër Çepani.
Sa i përket kësaj teme, atletja tha se ekziston një lidhje mes aktivitetit fizik dhe seksit.
“Ka një përqindje dhe ajo të bërit s*ks me të bërit aktivitet fizik. Janë tani gjërat shumë të thjeshta që ne mundemi të merremi me aktivitet fizik duke bërë dhe një stërvitje 7 minutëshe edhe duke bërë mbledhje ne mund të bëjmë ushtrime për krahët.
Në zgjedhje të programit profesional për ta bërë, për trupin tonë, kombinuar me regjimin ushqimor, edhe 7 minuta në ditë, në zyrë a shtëpi.
Absolutisht sekreti është të mbajturit në formë, se çfarë zgjedhim, të lëmë ashensorin e të hipim shkallët, a të bëjmë hapa”, tha Klodiana Shala.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: