U largua nga Fiorentina, Gattuso gjen menjëherë skuadër

U largua nga Fiorentina, Gattuso gjen menjëherë skuadër

17:42, 17/06/2021

Gennaro Gattuso është padyshim njeriu i ditës. Këtë mëngjes, Fiorentina njoftoi largimin e teknikut kalabrez, vetëm njëzet e dy ditë pasi kishte marrë drejtimin e klubit. “Fiorentina dhe Z. Rino Gattuso, me marrëveshje, kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin dhe për këtë arsye nuk do të nisin sezonin e ardhshëm së bashku.

Klubi menjëherë nisi punën për të identifikuar një trajner i cili do të udhëheq ekipin drejt rezultateve që Fiorentina dhe Qyteti i Firences meritojnë. "

Por ish-trajneri i Napolit, duket se nuk do të ngelet për shumë gjatë i papunë. Sipas informacioneve nga media angleze “The Athletic” , Gattuso do të jetë trajneri i ri i Tottenham. Pas dështimit me Paulo Fonseca, “Spursat” kanë vendosur të nisin kontaktet me teknikun italian. Mbetet për t’u parë...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco