Ramos: Dëshira ime ishte të qëndroja dhe i thashë ‘po’ rinovimit, por oferta reale skadoi pa e ditur unë

Ramos: Dëshira ime ishte të qëndroja dhe i thashë ‘po’ rinovimit, por oferta reale skadoi pa e ditur unë

16:41, 17/06/2021

Dita e lamtumirës erdhi! Sergio Ramos i ka dhënë lamtumirë Real Madridit, pas 16 vitesh. Në konferencë për shtyp të mbajtur ditën e sotme, Ramos foli për rinovimin e kontratës me “Los Blancos” ( që nuk ndodhi) si dhe për të ardhmen e tij. Këto janë deklaratat e tij në lidhje me këtë çështje: "Shumë gjëra kanë ndodhur. Gjëja e parë që dua të sqaroj është se unë gjithmonë kam dashur të qëndroj te Real Madrid. Klubi më ofroi rinovimin, por u shty për shkak të Covid. Propozimi ishte një kontratë një vjeçare me ulje page. Paratë nuk ishin problemi, vitet e kontratës ishin, doja kontratë dy vjeçare. Unë doja qetësi për mua dhe familjen time. Në bisedat e fundit midis palëve, unë e pranova atë të famshëm oferta gjithsesi. Por mu tha që oferta nuk ishte më e vlefshme. Mësova se, pavarësisht se e kisha pranuar, ajo ofertë tani kishte skaduar ".

 

Çfarë folët me Florentino Perez?

"Këto janë takime private dhe në respekt të presidentit, klubit dhe vetes time unë nuk mund të zbuloj asgjë. Javën e kaluar agjentit tim iu tha që oferta e rinovimit kishte skaduar pa e ditur as unë. Kjo më befasoi. Ne ende ishim në negociata".

 

Ku do ta vijoni karrierën?

"Në asnjë moment nuk kam menduar për një ekip tjetër. Jam në merkato që nga janari dhe kam marrë telefonta, por kurrë nuk kam menduar për t'u larguar nga Real Madrid. Tani do të shikoj për opsionin më të mirë për mua, sot konsideroj edhe Sevilla. Barça? Kurrë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco