Reus heq dorë: Nuk marr pjesë në Kampionatin Europian!

Reus heq dorë: Nuk marr pjesë në Kampionatin Europian!

21:56, 18/05/2021

Marco Reus nuk do të jetë pjesë e Kampionatit Europian me Gjermaninë.

Lajmi është konfirmuar nga 31-vjeçari që është në fazë rikuperimi fizik.

“Unë kam marrë një vendim të përbashkët me Joachim Loë të mos marr pjesë në Kampionatin Europian. Pas një viti shumë intensiv dhe arritjes së qëllimit tim në Borussia Dortmund, arrita në vendimin për t’i dhënë trupit tim kohë për t’u rikuperuar”, ka thënë Reus.

Një vendim të ngjashëm si Reus, ditë më parë e mori edhe Ter Stegen.

Gjermania ndeshjen e parë në Grupet e “Euro 2021” do ta luajë ndaj Francës më 15 qershor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco