Muriqi, një derbi për të treguar veten: Sulmuesi titullar në Roma-Lazio

Muriqi, një derbi për të treguar veten: Sulmuesi titullar në Roma-Lazio

20:47, 15/05/2021

Nuk ishte një sezon për tu mbajtur mend për Vedat Muriqi . Blerë verën e kaluar nga Fenerbahce për 18 milionë euro (plus bonuse, padyshim që nuk janë përllogaritur), qendërsulmuesi kosovar zhgënjeu, duke luajtur vetëm 24 ndeshje si dhe duke shënuar vetëm një gol në kampionatin e tij të parë në Serie A. Por shpejt numri 94 u bë vetëm zgjedhja e katërt për Simone Inzaghi, pas Immobile, Correa dhe Caicedo.

Megjithatë një shans i rëndësishëm gjithmonë vjen. Si sot, në një nga ndeshjet më të rëndësishme të vitit. Për shkak të emergjencës në sulm që goditi Lazion pas dëmtimeve të Caicedo dhe Correa, Muriqi do ta nisë nga minuta e parë në derbin e Kryeqytetit kundër Romës. Një ndeshje që mund të mos vlejë shumë për renditjen, duke pasur parasysh që Champions League është një objektiv shumë i komplikuar nga pikëpamja matematikore, por që për Muriqin mund të jetë një mundësi për të treguar veten. Gjithashtu në funksion të tregut dhe sezonit të ardhshëm. (Tuttomercato)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco