VIDEO/ Inter organizoi një 'ndeshje boksi' midis Conte-s dhe Lautaro Martinez pas sherrit të tyre

VIDEO/ Inter organizoi një 'ndeshje boksi' midis Conte-s dhe Lautaro Martinez pas sherrit të tyre

23:11, 13/05/2021

Sherri midis trajnerit të Interit, Antonio Conte dhe sulmuesit të zikaltërve Lautaro Martinez ishte lajmi kryesor sportiv në Itali dhe në mediat europiane ditën e sotme. Megjithatë, keqkuptimi midis tyre ëshët zgjidhur shumë shpejt, siç dëshmohet nga një video humoristike e postuar në mediat sociale.

Interi organizoi një "ndeshje boksi" midis të dyve në kampin stërvitor të klubit, ku gjyqtar e komentator ishte Romelu Lukaku.

Sigurisht, kjo është një shaka me të cilën klubi i Interit dëshironte të tregonte se marrëdhënia mes Conte dhe Martinez është e mirë, dhe kjo konfirmohet nga fytyrat e tyre të qeshura.

"Drejtpërdrejtë nga Madison Square Garden", shkroi Conte në një postim video në Instagram, ndërsa pjesa tjetër e ekipit brohoriste dhe qeshte.

 

 

Në ndeshjen kundër Romës, Lautaro hyri në lojë në minutën e 35-të në vend të Alexis Sanchez të dëmtuar, por u zëvendësua në minutën e 77-të kur Conte i dha mundësinë të riut Andreja Pinamotni.

Martinez nuk e priti mirë këtë dhe hoqi fanellën pas zëvendësimit si dhe goditi me zemërim shishen e ujit që ishte pranë stolit. Reagimi i argjentinasit nuk i pëllqeu trajnerit të Interit, Antonio Conte, i cili e kundërshtoi ashpër veprimin e tij, pas së cilës ata patën një përplasje.

 

 

 

Sidoqoftë, siç shkruajnë mediat italiane sot, sulmuesi argjentinas e kuptoi se po e ekzagjeronte dhe i kërkoi falje Conte-s dhe shokëve të tij të skuadrës. Për ta dëshmuar këtë,  ai organizojë një Barbecue pas stërvitjes së sotme, teksa më pas përfundoi në "ring" me Conten.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco