VIDEO/ Tirana mposht Kastriotin, ndeshje e tensionuar

VIDEO/ Tirana mposht Kastriotin, ndeshje e tensionuar

18:11, 08/05/2021

Tirana arriti që në minutat e fundit të mposhtë 1-0 Kastriotin në ndeshjen e vlefshme për javën e 32 në Superligë.

Në stadiumin “Selman Stërmasi” vendosi goli i Erion Hoxhallarit në minutën e 78′ i cili më pas shkaktoi një sherr të madh.

Drejtuesit e Kastriotit janë tërbuar pasi pretenduan se futbollistët e Tiranës nuk respektuan “Fair – Play”-n teksa një lojtar i krutanëve ndodhej i shtrirë në fushë.

Është dashur ndërhyrja e policisë që situatë të qetësohej. Kastrioti u tërhoq nga fusha për disa minuta, ndërkohë që ndeshja ka rifilluar pasi skuadra krutane u rikthye për të vijuar ndeshjen.

Me këtë triumf skuadra e Shehit renditet në vendin e 5 në kuotën e 53 pikëve, ndërsa Kastrioti në vendin e 7 në kuotën e 31 pikëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco