Krijimi i Super Ligës, reagimi i fortë i Marcelo Bielsa-s

Krijimi i Super Ligës, reagimi i fortë i Marcelo Bielsa-s

08:20, 20/04/2021

Mbrëmjen e djeshme, Leeds arriti t’i rrëmbejë  një pikë Liverpool-it, pas barazimit 1-1 Nuk është për t'u habitur, që Marcelo Bielsa nuk u shpëtoi pyetjeve në lidhje me krijimin e Superligës. Më e pakta që mund të themi është se tekniku argjentinas ka treguar një realizëm të caktuar kur diskuton këtë temë. Qartë, ai nuk është aspak i befasuar kur sheh klubet më të pasura ta bëjnë këtë.

“Problemi themelor është se të pasurit gjithmonë aspirojnë të jenë më të pasur, pavarësisht nga pasojat për të tjerët. Teksa fitojnë më shumë pushtet, ata fillojnë të kërkojnë më shumë privilegje mbi të tjerët. Ajo që e bën konkurrencën të bukur është aftësia për një nga skuadrat e dobëta për tu zhvilluar, për të mos parë ekipet e mëdha që garojnë kundër njëra-tjetrës. Por logjika e botës për momentin, dhe për këtë arsye e futbollit, nuk është ajo. Është që të fuqishmit bëhen më të pasur dhe të dobëtit bëhen më të varfër, ” tha Bielsa për “RMC Sport”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco