'Për ne është një vit tranzicioni', Messi: Është speciale të jesh kapiten i Barçës

'Për ne është një vit tranzicioni', Messi: Është speciale të jesh kapiten i Barçës

11:40, 18/04/2021

Lionel Messi dhe Barcelona fituan mbrëmjen e djeshme Kupën e Mbretit, pasi mposhtën në finale me rezultatin 4-0 skuadrën e Atletik Bilbao-s. Messi ishte protagonist në triumfin e katalanasve, duke arritur  të realizojë dy gola.

Pas ndeshjes, sulmuesi argjentinas theksoi se për të është shumë speciale të jetë kapiten i Barçës, ndërsa shtoi se për blaugranët ky ishte një vit tranzicioni duke qenë se në skuadër ka shumë të lojtarë të rinj në moshë.

“Ishtë një Kupë shumë e vështirë, kemi vuajtur në shumë ndeshje. Gjithnjë është bukur kur ngre një trofe, jam i lumtur për këtë grup që e meritonte një gëzim. Është shumë speciale të jem kapiten i këtij klubi, ku kam kaluar gjithë jetën. Është një Kupë shumë speciale. Është pak e çuditshme të fitosh një titull dhe të mos e ndash me tifozët, familjen.

Ishte një vit i vështirë për ne dhe të fitonim këtë Kupë dhe të luftojmë për titullin në kampionat është shumë e rëndësishme. Për ne është një vit tranzicioni me shumë lojtarë të rinj, por ekipi po bëhet i fortë dhe për kampionatin ka ende lojë”, u shpreh argjentinasi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco