'Miku i mirë në ditë të vështirë'/ Ndërhyrje e ashpër, Casemiro u hakmor ndaj Milnerit!

'Miku i mirë në ditë të vështirë'/ Ndërhyrje e ashpër, Casemiro u hakmor ndaj Milnerit!

13:12, 15/04/2021

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro vendosi të ‘hakmerret’ ndaj James Milnerit gjatë ndeshjes çerekfinale kundër Liverpoolit në Champions League.

Në një pjesë të parë të ashpër në Anfield mbrëmë, sulmuesi i Los Blancos, Karim Benzema ishte me fat që shpëtoi pa ndonjë dëmtim serioz kur Milner me përvojë bëri ndërhyrje të ashpër në kyçin e këmbës së francezit.

Për habinë e të gjithve, ndërhyrja tronditëse mbeti pa u ndëshkuar, por mesfushori anglez i Liverpoolit u ‘ndëshkua’ nga dikush tjetër.

Disa minuta më vonë, shoku i skuadrës së Benzemas, Casemiro, pa një mundësi për të lënë gjurmët e tij në Milner pranë vijës anësore.

Ai përplasi anglezin për tokë me një ndërhyrje të fuqishme si hakmarrje ndaj ndërhyrjes së Milnerit në Benzeman.

Incidenti përfundimisht shkoi në rishikim nga VAR-i dhe braziliani ishte me fat që nuk u përjashtua.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco