PSG në gjysmëfinale, Carragher kundër Ligue 1: Kampionat mediokër, lojtarët e mëdhenj luajnë atje për para

PSG në gjysmëfinale, Carragher kundër Ligue 1: Kampionat mediokër, lojtarët e mëdhenj luajnë atje për para

23:15, 14/04/2021

Ish-futbollisti i Liverpool, Jamie Carragher, ka sulmuar Ligue 1 dhe kampionët e mëdhenj që luajnë në ligën franceze  pas kualifikimit të PSG-së në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Këto janë fjalët e tij për mikrofonat “CBS Sports”: "Nuk më pëlqen ta shoh Neymar në Ligue 1. Lojtarët që kanë cilësinë e Mbappe apo Neymar nuk duhet të luajnë për Paris Saint-Germain. Ju kërkoj falje tifozëve të PSG-së, por këta lojtarë nuk duhet të luajnë në Ligue 1. Është një kampionat mediokër, lojtarët më të mirë nuk luajnë në Francë. Janë atje vetëm për para. Askush nuk mund të thotë se Ligue 1 është një ligë e rëndësishme ", u shpreh Carragher.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco