Atletico ‘ngec’ përballë Betis por rimerr kreun e La Ligas

Atletico ‘ngec’ përballë Betis por rimerr kreun e La Ligas

08:30, 12/04/2021

Vazhdon mallkimi i andaluzëve për Atletico Madrid, që, pas humbjes së pësuar shtatë ditë më parë kundër Sevilla-s, nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 kundër Betis.

Një rezultat ky që i lejon lojtarët e Simeone-s të marrin kreun e renditjes me një pikë avantazh ndaj Real Madrid.

Colchoneros kanë shënuar të parët me Carrasco-n, por Betis është kundërpërgjigjur pothuajse menjëherë me Tello-n.

Atleticio është duke kaluar një situatë të vështirë pasi ka arritur të marrë vetëm 17 nga 33 pikët e fundit që kanë patur në dispozicion në La Liga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco