Kandidati për presidencën e Real Madrid: Rikthej Ronaldo-n dhe largoj Zidane-n

Kandidati për presidencën e Real Madrid: Rikthej Ronaldo-n dhe largoj Zidane-n

09:37, 08/04/2021

Florentino Perez mbyll këtë sezon një cikël katër vjeçarë si president i Real Madrid. Në tre zgjedhje e fundit (vitet 2009, 2013 dhe 2017) Perez nuk ka patur kundërshtar, ndërsa këtë gjërat ndryshojnë, pasi  Enrique Riquelme, pronari i kompanisë së energjisë Cox Energy, ka konfirmuar qëllimin për të "luftuar" për presidencën e Merengues.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Cadena Cope”, Riquelme pranoi se dëshiron të rikthejë në Madrid një nga futbollistët që ka lënë më shumë gjurmë aty, Cristiano Ronaldon, i cili aktualisht është pjesë e italianëve të Juventusit.

“Ka dhënë shumë për futbollin dhe për Realin e Madridit, ndaj do të kem si objektiv ta rikthej sërish në “Santiago Bernabeu”. Për mua nuk ekzistojnë futbollistë të vjetër dhe të rinj, por të fortë dhe më pak të fortë”, deklaroi Riquelme.

Nëse biznesmeni 32 vjeçar ia del të fitojë zgjedhjet, atëherë Zinedine Zidane duhet të bëjë gati valixhet për të lënë Madridin, pasi Riquelme pranon se nuk i pëlqen aspak stili i lojës i trajnerit francez.

 “Zidane nuk do të ishte trajneri i Realit tim, por drejtuesit do të punonin për të afruar një trajner tjetër, sigurisht me një strategji tjetër loje. Personalisht më pëlqen shumë Klopp, por edhe Raul po bën shumë mirë dhe është një emër që ka mbështetjen e të gjithëve”, u shpreh Riquelme.

Për të garuar për presidencën e Realit të Madridit duhet të kesh qenë minimalisht 20 vite anëtar i klubit dhe të garantosh të paktën 15% të vlerës së klubit, ose rreth 92 milionë euro, kritere këto që Riquelme i plotëson të dyja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco