FOTO/ Ndryshon komplet formacioni i Shqipërisë, Reja kthen Uzunin, Dokën dhe…

FOTO/ Ndryshon komplet formacioni i Shqipërisë, Reja kthen Uzunin, Dokën dhe…

14:08, 28/03/2021

Në konferencën për shtyp të mbajtur në prag të ndeshjes me Anglinë, trajneri i Shqipërisë, Edi Reja u shpreh se e kishte të qartë se kë do të hidhte në fushë nga minuta e parë, por nuk preferoi ta bënte publik, edhe pse disa indicie i dha, sikurse ishte aktivizimi nga minuta e parë e Armado Brojës, i cili e njeh mjaft mirë futbollin anglez apo i Frederik Veselit në mbrojtje.

Flitej se tekniku italian do luante me njw modul 3-5-2, mirëpo nuk wshtw kështu, pasi Reja pritet të bëjë ndryshime të mëdha në krahasim me formacionin që përdori kundër Andorrës.

 “Panorama Sport” ka zbuluar ekskluzivisht formacionin se si pritet te luaje Shqipëria kundër Anglisë, me një modul të ri 5-4-1.

Në portë pritet të jetë Berisha, më pas mbrojtja pritet të përbëhet nga Doka në të djathtë, në qendër Ismajli, Gjimshiti, Veseli dhe në të majtë Hysaj. Mesfusha është me Uzunin, Baren, Laçi, Kamberi dhe në sulm i vetëm pritet të jetë Broja.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco