Lajmi i fundit

Reagimi qytetar/ Sot protesta e opozitës para bashkisë

Portugalia ndalet në barazim përballë Serbisë

Portugalia ndalet në barazim përballë Serbisë

22:46, 27/03/2021

Portugalia nuk ka marrë më shumë se barazim 2-2 në përballjen ndaj Serbisë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.

Portugalia nisi ndeshjen mirë dhe u duk se do të triumfonte me lehtësi në këtë përballje. Diogo Jota shënoi dy gola të shpejtë, min (11’) dhe (36’). Skuadrat shkuan në pushime të pjesëve me avantazhin e Portugalisë.

Por, në pjesën e dytë, Serbia ishte një skuadër agresive. Radonjic hyri në lojë në vend të Vlahovic dhe bëri diferencën.

Radonjic dhuroi një asistim për Mitrovic në min (46’). Radonjic nuk u ndal me kaq, ai shkaktoi probleme mbrojtjes portugeze. Kostic shfrytëzoi një asistim nga Radonjic në min (60’) pas një kundërsulmi për të barazuar shifrat.

Ronaldo pati një rast të mirë ku topi shkoi drejt rrjetës dhe u pastrua nga mbrojtësi por në fund gjyqtari vendosi të kundërtën. Rezultati përfundimtar, Serbia 2-2 Portugalia.

Rezultatet e ditës së sotme:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco