Daja flet pas triumfit në derbi: Ishim më superiorë, objektivi ynë janë Kupa e Europës

Daja flet pas triumfit në derbi: Ishim më superiorë, objektivi ynë janë Kupa e Europës

15:38, 13/03/2021

Pas tri ndalesave radhazi, Partizani reagoi mjaft mirë dhe mori maksimumin në derbin ndaj Tiranës, duke u ngjitur në kuotën e 42 pikëve, vetëm dy pikë larg Laçit kryesues. Trajneri Ilir Daja preferoi të mos kritikojë të tijtë dhe bëri analizën e rivalëve për titull, duke thënë  se më shumë i trembet skuadrës që drejton.

Sa i kënaqur jeni që skuadra u rikthye te loja e mirë dhe mbi të gjitha te fitorja?

Meqë fituam, po bëhem më tolerant dhe nuk po flas për defekte. Vinim pas 2-3 ndeshjesh jo të mira dhe sot na priste derbi, një sfidë që duhet fituar, jo thjesht të luhet. Megjithatë unë mendoj se bëmë mirë dhe kontrolluam lojën gjatë gjithë 90 minutave, duke marrë një sukses të merituar.

Kryet vetëm një zëvendësim sot…

Lojtarët që ishin në fushë, i pashë shumë të motivuar dhe në formë, megjithatë pritëm deri vonë për të parë edhe lëvizjet që do të bëjë Tirana. Kemi rikuperuar Malën dhe e hodhëm në fushë, në momentin që e pamë të arsyeshme.

Vendosja që përdorët sot, ju rezultoi pozitive…

Ne nuk ndryshojmë vendosje, por ndryshojmë manovër në varësi të kundërshtarit dhe lojtarëve që kemi në fushë. Sot manovra që ndërtuam na rezultoi pozitive, por në ndeshjet në vijim mund të bëjmë sërish ndryshime në varësi të kundërshtarit.

Kush ju shqetëson më shumë nga rivalët për titull?

Për t’i listuar rivalët, do ta nisja nga ekipi që drejtoj, pra nga partizani. Kundërshtarët tanë kanë karakteristika të ndryshme, si në mënyrën e zhvillimit të lojës, si në atë të cilësive individuale. Vllaznia është më agresive në fazën sulmuese, por nuk ka shumë ekuilibër mbrapa. Megjithatë dua të merrem me ekipin tim dhe të vazhdojmë të punojmë me objektivin për të zënë një vend në Kupat e Europës. Më pas nëse gjerat shkojnë mirë, llogaritë bëhen në fund.

A kanë filluar javët e vështira, apo duhet të presim ende?

Javët e vështira kanë filluar me kohë, pasi diferencat e ekipeve nuk janë të mëdha dhe nëse një ndeshje nuk e merr me motivim dhe përqendrim maksimal, mund të lësh pikë ndaj kujtdo.

Kur do të jenë gati për të luajtur blerjet e reja?

Më afër se të gjithë është Junior. Hasani ka nisur me stërvitjet me intensitet të lartë vetëm dje dhe të hënën ka një kontroll të fundit për një problem fizik që ka pasur. Dominguez ka nevojë për kohë që të përshtatet me manovrën tonë. Mund të kishte luajtur më herët, nëse do të kishim pasur rezultat të mirë në ndonjë ndeshje. Ai luan në një pozicion delikat, në qendër të mbrojtjes dhe duhet përfshirë gradualisht. (Super Sport)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco