Ilir Daja: Po nuk fituam ndeshjet tona, nuk vlejnë gabimet e Vllaznisë

Ilir Daja: Po nuk fituam ndeshjet tona, nuk vlejnë gabimet e Vllaznisë

15:27, 02/03/2021

Trajneri i Partizanit, Ilir Daja i ka kërkuar futbollistëve të tij që të fitojnë ndeshjet ndaj kundërshtarëve pasi në të kundërt gabimet e Vllaznisë nuk vlejnë.

Daja mendon se tri pikët distancë nga Vllaznia mund të “zhduken” nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve.

Trajneri i kuq kërkon përqendrim maksimal për duelin kundër Apolonisë.

“Barazuam me Laçin në ndeshjen e fundit, që është një prej pretendentëve. Ne jemi me të njëjtin kontingjent, sepse afrimet e janarit nuk na kanë ndihmuar shumë. Ato nuk kanë qenë pjesë e rëndësishme e grupit. Kemi luajtur mirë dhe kjo na jep garanci për të ardhmen. Mendojmë se jemi në gjendje të mirë, por nuk ka ndeshje të lehta. Në fillim të këtij viti kemi barazuar në Elbasan. Atmosfera është e mirë, përveç lojtarëve të dëmtuar, që nuk do të jenë pjesë e jona. Jemi mirë edhe psikologjikisht.

E vështirë do të jetë ta vlerësojmë Apoloninë, ashtu si çdo kundërshtar tjetër në Superiore, por në fund të fundit çdo ndeshje vlen 3 pikë. Jemi ekipi që kemi shënuar më shumë gola deri tani. Duhet të jemi më cinikë përpara portës. Sidoqoftë, e rëndësishme është që të krijojmë raste, sepse goli do të vijë më pas. Kemi situatë me bonus psikologjik, sepse i bëjmë llogaritë me veten, jo me të tjerët. Kemi mbajtur vendin e dytë për kohë të gjatë, kemi grumbulluar më shumë pikë në javët e fundit. Përveç rinovimeve do ta përmirësojmë grupin në pikat e dobëta. Kemi kohën e duhur përpara. Duhet të nisë puna që tani për rinovimet, sepse janë lojtarë të rëndësishëm dhe duam t’i kemi në vazhdimësi.

Para derbit, drejtori dhe stafi do të ulen për të bërë të mundur rinovimet e vazhdimësisë. Asnjë i dëmtuar nuk rikuperohet për Apoloninë. Po stërviten të veçuar dhe këtë javë do të mbeten jashtë. Mëllugja dhe Domingues po marrin formën e duhur. Nisur nga roli në fushë dhe gjendja fizike, duke parë ecurinë e lojës, mund të jenë në fushë ndaj Apolonisë. Vllaznia humbi në ndeshjen e fundit dhe ne nuk fituam, kështu që është më e rëndësishme të përqendrohemi te ndeshjet tona”, tha Daja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco