Publikohet lista e lojtarëve të Juventusit, Pirlo me shumë mungesa në fundjavë!

Publikohet lista e lojtarëve të Juventusit, Pirlo me shumë mungesa në fundjavë!

20:36, 26/02/2021

Juventusi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e fundjavës kundër Veronas e vlefshme për javën e 24 në Serie A.

Andrea Pirlo do të ketë mungesa kryesore në këtë ndeshje ku Paulo Dybala dhe Alvaro Morata nuk do të jenë të përfshirë në këtë listë. Gjithashtu do të mungojnë Chiellini, Cuadrado, Danilo, Bonucci dhe Arthur.

Në vend të mungesave, Pirlo ka ftuar lojtarë nga akademia e klubit. Bëhet fjalë për lojtarë si, Ake, Marques, Rafia, Peeters, Capellini.

Lista e plotë e lojtarëve të Juventusit të ftuar për sfidën ndaj Veronas:

Portierë: Szczesny, Buffon, Pinsoglio

Mbrojtës: de Ligt, Alex Sandro, Demiral, Di Pardo, Dragustin, Frabotta, Capellini

Mesfushorë: Ramsey, McKennie, Chiesa, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi, Fagioli, Kulusevski, Peeters

Sulmues: Ronaldo, Rafia, Marques, Ake

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco