‘Griezman bëri gabim që zgjodhi Barcelonën’

‘Griezman bëri gabim që zgjodhi Barcelonën’

12:00, 23/02/2021

Jeremy Mathieu beson se Antoine Griezmann bëri gabim kur u largua nga Atletico e Madridit për t’u bashkuar me Barcelonën.

Kjo ndodhi në verën e vitit 2019, por që atëherë, francezi ka luftuar për të treguar formën që kishte te “rojiblancos” në vijimësi.

Ai ka pasur paraqitje të mira në sezonin aktual, por Barça si një e tërë po vuan shumë.

Mathieu mendon se ishte gabim i Griezmann që shkëmbeu “Wanda Metropolitano” me “Camp Nou”.

“Antoine nuk është në nivelin që kishte tek Atletico e Madridit. Personalisht e shoh si gabim që ai zgjodhi Barcelonën. Në Madrid ishte pjesë shumë e rëndësishme e ekipit të Simeones, ndërsa nuk e di nëse e ka atë rëndësi te Barcelona”, tha ish-mbrojtësi i Barcelonës, i cili luan aktualisht me Sporting Lisbonën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco