Trajneri i Barcelona B: Manaj është në nivel të lartë, po shfrytëzon eksperiencën

Trajneri i Barcelona B: Manaj është në nivel të lartë, po shfrytëzon eksperiencën

11:23, 23/02/2021

Rei Manaj është kryegolashënuesi i Barcelonës B me 7 gola. Dy dopjeta në dy ndeshje radhazi, e kanë bërë atë që të fitojë vëmendjen që meriton, duke u kthyer si sulmuesi lider i një skuadre që është pjesë e një klubi legjendar.

Mirëpo, nëse në fillim me katalanasit ishte larg pritshmërive, tashmë, sulmuesi po udhëheq Barçën B.

Për këtë transformim rrënjësor, trajneri i katalanasve ka një shpjegim.

Garsia Pimienta tregon edhe se si ka ndryshuar forma e shqiptarit në këtë periudhë që është pjesë e skuadrës së dytë katalanase.

“Kur një lojtar vjen nga jashtë, është e vështirë për të që të adaptohet lehtë në një klub si ky i yni. Është e vërtetë që në momentet e para, sezonin e tij të parë, kishte një qasje të mirë por nuk ishte i suksesshëm me lojën ose sidomos me golat”, tha fillimisht trajneri i Barcelonës B.

Më tej, trajneri ka shpjeguar edhe bisedën e zhvilluar mes tyre: “Kam folur me të në fillim të sezonit, sepse ai duhet të kishte dhënë shumë më tepër. Gjithashtu, për vetë eksperiencën që ka, ai pati një mundësi të madhe këtu. Tani mendoj se po e shfrytëzon si duhet atë. Personalisht jam shumë i lumtur me të, sepse është në një nivel shumë të lartë”, ka deklaruar numri një i pankinës së Barcelonës B rreth Rei Manajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco