'Nuk respektuat emrin e babait tim', djali ish-presidentit të Tiranës 'shpërthen' i indinjuar ndaj klubit

'Nuk respektuat emrin e babait tim', djali ish-presidentit të Tiranës 'shpërthen' i indinjuar ndaj klubit

09:49, 21/02/2021

Koronavirus i mori jetën pak ditë më parë ish-presidentit të Tiranës, Metush Seferi, për të cilin klubi bardheblu shprehu ngushëllimet e tyre përmes rrjeteve sociale, por vetëm kaq.

Megjithatë ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve para ndeshjes së djeshme me Teutën, ishte fakti se ndeshja filloi pa 1 minutë heshtje, në nder të ish-presidentit të klubit, diçka që duhet të ishte bërë para.

Kjo nuk ka kaluar pa u vënë re, teksa të shumtë ishin tifozët që reaguan për këtë, por reagimi që bie menjëherë në sy është ai i djalit të të ndjerit, Alban Seferi, i cili ka shprehur indinjatën e tij duke shkruar: “Fali babë, se s’dinë çfarë bëjnë. Po mirë more përfaqësuesit aktualë të FK Tirana, mos ishte shumë për ju të mbanit një minutë heshtje e të kishit një shirit të zi në krah në emër të kupave që i ka dhënë im atë asaj fanelle plot fisnikëri.

Po kujt ia kërkojmë edhe ne… Ju as e keni idenë kë përfaqësoni e jo më të keni ndonjë ndjenjë turpi. Faleminderit klubit Tirana për respektin, por ato kupa e atë histori suksesesh nuk e fshini dot”, shkruan djali i Metush Seferi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

dulla21/02/2021 10:38

z. SEFERI, PRESIDENTI (investitori) I PARE PAS VITEVE 90-te! Turp, t'ju vije! Ka vite qe askush ne ate ambjent nuk e kupton se cfare perfaqson EMRI, FANELA dhe NUMRI qe mbajne mbi shpine. Jane vuajtjet e 45 viteve diktat ku cdo lojtar qe ka luajt ka derdh gjak dhe nuk hante berxolla e biftek nga ministria e mrenshme dhe e mbrojtjes. Qe nga viti 2013 kur komunistet jane ne pushtet, ju lojtaret e "TIRANAJVE", jeni rraf nga morrat e kuq sa jeni "shkep", dhe thoni ky eshte futbolli. TURP, TURP, TURP. Nje kujtes per BEN MINGEN!

Shto koment

Denonco