Pas shkarkimit/ Lampard thyhen heshtjen: Ishte privilegj për mua!

Pas shkarkimit/ Lampard thyhen heshtjen: Ishte privilegj për mua!

21:45, 25/01/2021

Trajneri i Chelseas, Frank Lampard ka postuar një letër emocionuese pas shkarkimit si trajner i klubit londinez.

Ditën e hënë presidenti Abramovich mori vendimin për ta shkarkuar Lampardin shkak i rezultateve të dobëta. Tekniku anglez ka falënderuar tifozët dhe presidentin, ndërsa i ka uruar suksese në të ardhmen.

“Ka qenë privilegj i madh dhe nder të drejtoj Chelsean, klubi që ka qenë për një kohë të gjatë pjesë e jetës time.

 “Së pari dua të falënderoj tifozët për mbështetjen e madhe që kam pranuar në 18 muajt e fundit. Jam krenar për arritjet që kemi bërë dhe jam krenar për lojtarët e akademisë që ia dolën në ekipin e parë dhe u paraqitën shumë mirë. Janë e ardhmja e klubit”.

“Jam i zhgënjyer që nuk kisha kohë këtë sezon të sjell klubin përpara dhe në vendin që i takon.

“Dua të falënderoj Abramovich, bordin, lojtarët, trajnerët dhe të gjithë në klub për punën dhe dedikimin, sidomos në kohë sfiduese.

“I uroj klubi suksese në të ardhmen”, shkroi Lampard.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco