Trajneri i Skënderbeut 'shpërthen' pas ndeshjes: Kam lënë familjen time dhe...

Trajneri i Skënderbeut 'shpërthen' pas ndeshjes: Kam lënë familjen time dhe...

16:26, 24/01/2021

Skënderbeu nuk ka marrë më shumë se një barazim 1-1 në përballjen ndaj Apolonisë, një rivali direkt për mbijetesë.

Menjëherë pas takimit për mikrofonat e Supersport ka folur trajneri i korçarëve, Julian Ahmataj i cili ka shpërthyer me akuza ndaj arbitrimit.

“Ne kemi bërë një ndeshje të mirë dhe me ritëm të lartë. Kemi patur mundësitë që ta dyfishojmë rezultatin. Nuk e besoj që ata e morën iniciativen vet. Jam i nervozuar sepse ka shumë raste që po ndodhin javë pas jave. Ne po rrimë këtu dhe po sakrifikojmë, e në fakt po ndëshkohemi nga arbitrat. Kam lënë familjen. Pothuajse çdo ndeshje ka rastet e veta. Mungon dhe një penallti për ne.

Nëse dikush mendon që ajo e Apolonisë është penallti, tërhiqem nga këto që thash. Këtu ka shtyrje me dorë. Pse duhet të protestosh të marrësh penallti? Kjo është e pakuptimtë. Nëse nuk bërtet, nuk merr penallti. Kërko dhe mere topin e shko në sulm. Nuk shohim vetëm sot futboll. Më tregoni pak për penalltinë e javës së kaluar. Mbrojtësi merr kontrollin e lojtarit dhe arbitri duhet ta shikojë a ka tërheqje nga fanella. Unë kam kaq vjet dhe është hera e parë që flas për abitrat. Ju e shikoni që unë nuk kam folur kurrë për arbitrat. Nëse kamerat do japin diçka tjetër, unë do kërkoja falje për këtë irritim. Duhet të shikojmë dhe një penallti në pjesën e parë. Skënderbeu i ka shënaur gol secilit ekip. Djemtë që kanë ardhur janë cilësorë.

Eksperienca vjen në momentet e duhura. Ju keni luajtur vetë. Janë djem të mirë. Të ndëshkohemi për faj të atyre, nuk duhet të ndodhë. Momentalisht nuk janë këta që po gabojnë. Kemi filluar që nga viti i ri të ndëshkohemi. Nuk do heqim dorë kurrë. Do ta mbaj me meritë në Superiore. Unë gjithmonë kam patur raste që jam ndëshkuar dhe nuk kam diskutuar. Normalisht, mundohemi t’i ruajmë sepse njerëzit gabojnë. Po ta shikosh, fusha jonë vjen pas reshjeve të dëborës. Më mirë do ishte shiu. Topi lëvizte me shumë vështirësi. Lojtarët u shfaqën shumë mirë. Ky është problemi” – tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Miks 23 janar 202124/01/2021 20:21

Skenderbeu ne vend te fundit ka perfunduar, me presidentin Takaj te falimentuar, nga Korça duhet larguar...

Shto koment

Denonco