Juventus mund Bolonjën dhe i afrohet kreut të Serie-A

Juventus mund Bolonjën dhe i afrohet kreut të Serie-A

14:51, 24/01/2021

Juventus fitoi me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Bolonjës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Serie-A.

Me këtë triumf, bardhezinjtë iu afruan edhe më shumë ekipeve kryesues, Milan dhe Inter, të cilët humbën pikë këtë të shtunë.

Skuadra e Andrea Pirlo-s e dominoi takimin nga fillimi deri në fund, duke mos e vënë në asnjë moment në diskutim suksesin.

Torinezët e nisën vrullshëm ndeshjen ndaj emilianëve dhe goli erdhi në minutën e 15’, kur gjuajtja e brazilianit Arthur u devijua nga një mbrojtës i miqve dhe ishte e mjaftueshme sa për ta çuar topin pas krahëve të portierit Lukasz Skorupski.

Më pas ky i fundit u bë hero i Bolognës, duke bërë 3-4 pritje vendimtare, ndërsa nga ana tjetër Szeczesny kaloi një pasdite të qetë, duke mos u ngacmuar shumë nga kundërshtarët.

Logaritë e ndeshjes i mbylli mesfushori amerikan, Weston McKennie në minutën e 71-të. Mesfushori 22 vjeçar realizoi me kokë pas një krosimi nga këndi, ndërsa më këtë triumf Juve u ngjit në kuotën e 36 pikëve, 7 më pak se Milani kryesues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco