VIDEO/ ‘Perlë’ nga goditja e dënimit, Uzuni shënon një supergol dhe shpëton ekipin e tij nga humbja

VIDEO/ ‘Perlë’ nga goditja e dënimit, Uzuni shënon një supergol dhe shpëton ekipin e tij nga humbja

20:31, 23/01/2021

Myrto Uzuni bën heroin në Hungari duke shpëtuar ekipin e tij, Ferencvarosh nga humbja ndaj Akademisë Pushkash. 25-vjeçari barazoi sfidën 8 minuta nga fundi i ndeshjes me një goditje elegante nga faulli në distancë 17 metra.

Ish-sulmuesi i Lokomotivës së Zagrebit goditi lehtësisht topin duke fluturuar mjaft bukur brenda në rrjetë.

Pas kësaj jave, Ferencvaroshi kryeson kampionatin hungarez me 10 pikë diferencë nga vendi i dytë që mbahet prej Fehervarit. Deri tani, Uzuni ka realizuar me Ferencvaroshin 5 gola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco